VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti ku humbi jetën i riu në Kapshticë, makina u rrotullua disa herë

1 July 2022, 18:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti ku humbi jetën i riu në
Aksidenti

Kanë dalë pamjet nga vendi i aksidentit ku humbi jetën 31-vjeçari Arjan Shtika pasditen e kësaj të premteje në aksin Bilisht-Kapshticë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se me automjeti tip "Hyundai" që po drejtonte, e ka marrë kthesën me shpejtësi tej normave të lejuara dhe duke rrëshkituar edhe prej lagështirës, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Përplasja ka qënë kaq e fortë sa mjeti ka kryer disa rrotullime në rrugë për të përfundur në kanal. Arjan Shtika ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri në mjet, shtetasi A. B., ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin ku u regjistrua aksidenti i sotëm, vlen të theksohet fakti se janë regjistruar edhe herë të tjera aksidente me vdekje.


Video