Pasagjerët kishin paguar biletat e kthimit, "Air Albania" anulon dy fluturime nga Zyrihu në Kukës

1 July 2022, 18:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasagjerët kishin paguar biletat e kthimit, "Air Albania" anulon
Avion i "Air Albania" në Kukës

Gazetari nga Kosova, Enver Robelli, ka denoncuar se kompania ajrore "Air Albania" ka anuluar dy fluturime nga Zyrihu drejt Kukësit brenda pak ditësh.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se pasagjerët kishin shkuar me "Air Albania" nga Kukësi drejt Zyrihut ku kishin paguar edhe biletat e kthimit, por kompania "Air Albania" i ka anuluar fluturimin. Ai shton se mes të mashtruarëve ka dhe shumë nga Kosova.

Robelli shton më tej se ekziston një hendek i madh mes propagandës me sllogane si "Air Albania - krenaria e Shqipërisë" dhe shërbimit. Sipas tij, t'i lësh pasagjerët rrugëve të Europës është shërbimi më i keq i mundshëm.

"Brenda pak ditësh Air Albania i ka anuluar dy fluturime nga Zürichu në Kukës. Pra, kjo kompani sjell pasagjerë në Zürich dhe pastaj s'bëhet më merak për ta, ndonëse njerëzit i kanë biletat kthyese të paguara. Mes të mashtruarve ka pasagjerë nga Kosova. Ekziston një hendek i madh mes propagandës me sllogane si "Air Albania - krenaria e Shqipërisë" dhe shërbimit. T'i lësh pasagjerët rrugëve të Europës është shërbimi më i keq i mundshëm. Vitin e kaluar u njoftua se numri i fluturimeve për në Kukës kishte rënë pothuaj në zero për shkak të mungesës së pasagjerëve. Tani gjatë verës mund të shtohen fluturimet, por pasiguria e pasagjerëve është e madhe, siç dëshmojnë shembujt e fundit. Lehtë është të shpallet diçka me bujë e propagandë. Sfida e vërtetë është serioziteti i shërbimit." shkruan gazetari Enver Robelli.

Pasagjerët kishin paguar biletat e kthimit, "Air Albania" anulon


Video