SPAK pushon çështjen për 7 ish-gjyqtarët e akuzuar për evazion fiskal dhe fshehje pasurie

1 July 2022, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK pushon çështjen për 7 ish-gjyqtarët e akuzuar
Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me argumentin se nuk ka vepër penale.

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për:

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë




Video