Operacion "blic" dhe të shtënat në ajër, çfarë ndodhi mbrëmë tek kthesa e Kamzës

1 July 2022, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Operacion "blic" dhe të shtënat në ajër,

Mbrëmjen e djeshme, te Kthesa e Kamzës janë regjistruar të shtëna me armë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Seksioni i Trafiqeve në drejtorinë Tiranë kishte ndërmarrë një operacion në këtë zonë, tek pallatet maleziane.

Operacioni ishte për të arrestuar persona që merren me klandestinë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse të shtënat u bënë nga policia, apo nga personat që do të arrestoheshin. Ende nuk ka një njoftim nga policia, pritet të sqarohen rrethanat.

Kujtojmë se zona e Kthesës së Kamzës konsiderohet si “zonë e nxehtë” sa i përket trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Aty kryesisht bëhet grumbullimi i personave që kanë si destinacion veriun e Shqipërisë, me destinacion final vendet e BE-së.


Video