Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i ri ka përfunduar në spital pasi është konfliktuar me disa pushues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tale të Lezhës. I riu ka qenë duke punuar si kamerier dhe në sherri ka nisur për lekët e çadrës dhe shezlongëve që kishin zënë dy pushues.
Kamerieri është konfliktuar fillimisht verbalisht me dy djemtë pushues, por situata është përshkallëzuar në dhunë fizike. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri që është dërguar në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin.