Aksion masiv kundër "Call Center-ave" në Shkodër, shoqërohen 150 punonjës në komisariat

30 June 2022, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion masiv kundër "Call Center-ave" në Shkodër,
Foto ilustruese

Policia e Shkodrë ka ekzekutuar ditën e sotme një aksion masiv ndaj qendrave të "Call Center-ave" të dyshuara si të paligjshme në kryeqendrën e veriut.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar në komisariat 150 punonjës call centerash, për t'u marrë në pyetje në lidhje me punën e tyre dhe veprimtarinë e kompanive ku punojnë. Ata dyshohet se mashtronin shtetas të huaj për t’ju marrë paratë.

Po të njëjtat burime konfirmojnë ata punojnë në dy call center-a në zonën e njohur si "Ura Dervishbeg" de pranë teatrit "Migjeni", të cilat janë boshatisur nga Policia.

Mësohet se një pjesë e punonjësve janë paraqitur vullnetarisht në komisariat. Deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar.


Video