Një ngjarje e rëndë është regjistrusar në Itali me protagonistë disa shqiptarë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari Artur Haxhiu, 55-vjeç ka plagosur me armë zjarri dy shqiptarë të tjerë dhe një italian.
Njëri prej shqiptarëve të plagosur është 30-vjeç dhe ka marrë një plumb në kokë, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega.
Artur Haxhiu është dënuar dhe 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore. Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve.
55-vjeçari shqiptar është arrestuar pas tre ditësh arratisjeje. Ai ndodhej në një autobus përgjatë itinerarit Portogruaro – Latisana – San Michele al Tagliamento – Bibione dhe është njohur nga një shtetas tjetër i cili njoftoi menjëherë policinë italiane.