FOTO/ "Benzi" përplaset me avllinë e një banese, plagoset rëndë drejtuesi

30 June 2022, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ "Benzi" përplaset me avllinë e një banese,
Pamjet e aksidentit

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lezhë-Kallmet.

Mësohet se drejtuesi i një automjet tip "Mercedes Benz" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të varrezave të qytetit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i palgosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, edhe makina ka pësuar dëmtime të shumta.

Si pasojë e aksident është bllokuar dhe rruga për disa momente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .


Video