Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia Rrugore ka ndërmarrë shumë aksione për ndërgjegjësimin e shoferëve të cilët ngasin mjetet e tyre me shpejtësi të lart, por deri më sot duket se kjo nuk ka pasur rezultat.
Makinat vazhdojnë ende të “fluturojnë” në rrugë, pavarësisht kontrollit të shtuar nga ana e efektivëve dhe radarëve apo droneve edukues.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një person duke udhëtuar me shpejtësi tepër të lartë në tunelin e aksit Elbasan-Tiranë.
Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, kilometrazhi i automjetit të tij tip “Mercedes Benz” shkon deri në 287 km/h brenda në tunel.