'Jetojmë në Tiranë, qiraja si në Londër', studentët protestë: Rama na “harroi”!

9 September 2022, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Jetojmë në Tiranë, qiraja si në Londër',

Një grup studentësh kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, ata kërkojnë një paketë mbështetje përballë krizës së çmimeve.

Në dy paketat e para nuk kishte vend për studentët.

“Tek dy paketat e para ka munguar suporti për studentët, që vuajnë çmimet absurde të qirave në Tiranë, por edhe në Korçë, Durrës, Elbasan, etj. 

Çmimet e larta të apartamenteve janë të papërballueshme. Si mund ta përballojë një student qiranë e apartamenteve në Tiranë, kur u duhet të paguajnë si me qenë në Londër.

Mbështetja heq një pjesë të shpenzimeve, kërkojnë 10 mijë lekë të rinj mbështetje” thanë disa prej tyre.


Video