Drejtuesit Madhor i Policisë së Shtetit ka zhvilluar pak para mesnatës efektivët e policisë rrugore duke u dhënë këtyre të fundit edhe disa porosi.
Vox News mëson se drejtuesi i ri i policisë ka porositur efektivët e rrugores që të mos kryejnë asnjë ndalim në rrugë pa motivacion.
“Nuk kam ardhur për të shkarkuar askënd,jam vetëm për zbatimin e ligjit.
Asnjë polic nuk duhet të qëndrojë në semafor apo i fshehur në rrugë.
Asnjë polic nuk duhet të jetë pa bilbil në qafë, ndërsa duhet të punohet me komunikimin me qytetarët.
Komunikimi është tejet i rëndësishëm dhe duhet rregulluar në të kundërt do të ketë pasoja”, është shprehur ndër të tjera Rrumbullaku.
Ultimatumi i vendosur nga kryeministri Rama duket se ka fokusuar drejtuesin e ri të policisë në dhënien e porosive dhe listimin e prioriteteve për të luftuar krimin.
Përjashtim nga afati 100 ditor bëjnë drejtorët, për të cilët Muhamet Rrumbullaku është shprehur se të paktën gjatë kësaj periudhe kohore nuk do të bëjë ndryshime.