Meçan Hoxha, daja i biznesmenit shqiptar të vrarë në Greqi, Gentjan Topalli, ka dhënë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin nipit të tij.
Në një prononcim për mediat, ai tregon se autori i krimit ka qenë pronar i një hoteli që ka kryer punimet me firmën e ndërtimit të viktimës dhe nuk e kishte likuiduar prej gati 6 vitesh për punimet e kryera.
Daja i Gentjan Topallit tregon se pronari i hotelit e mashtronte duke i nxjerrë çdo vit arsye për mosdhënien e lekëve, ndërsa këtë vit i kishte premtuar se do ja jepte, por kur shkoi t'i merrte i kishte ngritur kurth duke e vrarë.
Ai shton më tej se nipi i tij ishte i fortë dhe nuk mund ta mbanin dot dy veta dhe as ta zinin peng, por vetëm mund ta vrisnin. Sipas tij, autori e kishte hedhur trupin e viktimës në një pyll për ta ngrënë egërsirat.
Meçan Hoxha e përshkruan nipin e tij si një familjar dhe njeri model, duke i rëspektuar të gjithë.
“Është një situatë shumë e dhimbshme, e papritur befasuese e pamerituar. U njohëm me situatën para dy javësh, në fillim na thanë që Genti ka humbur pa adresë dhe pa arsye. Shteti grek u vu në lëvizje për gjetjen e Gentit dhe e gjeti bashkë me kriminelin.
Krimineli grek është një që i turpëron grekët.Genti kishte 23 vite në Rodos së bashku me familjen e tij. Bëhet fjalë për një pronar të një hoteli që ka kryer të gjitha punimet me firmën e Gentit ky i fundit kishte biznes ndërtimi. Ai nuk e ka likuiduar prej 6 vitesh Gentin sa herë që vinte puna për t’u likuiduar ai ka shtirë sebeb tjetër.
Duke qenë se nuk ishte korrekt me pagesat e çuan cështjen në gjyq dhe u vendos që jo vetëm të paguhen detyrimet, por të konfiskohet hoteli për 4 vite në interes të Gentit. Genti kishte shumë virtyte dhe duke e ditur këtë gjë ai hilamani i Greqisë e shfrytëzoi, kur e humbi gjyqin që duhet t’ja jepte Gentit hotelin, ai ju lut dhe Genti ja la vazhdo të punosh i tha.
Dhe punoi, por iu mbush kupa dhe sivjet i duheshin me patjetër lekët se punimet i kishte me lek borxh do likuidonte punëtorët e vet dhe i kërkoi lekët, ai i premtoi që do ia japë dhe një ditë nga këto e ftoi që t’ja japë leket ndërkohë ai përgatiti kurthin për ta hequr qafe që mos kishte detyrime ndaj tij.
Ai të gjitha gjërat i ka patur të parapërgatitura derisa ta ftonte për të marrë lekët. Genti e besoi dhe vajti, atje nuk mori lekët por humbi jetën e tij.
Si ishte përgatitur për ta vrarë?
Padiskutim përderisa atij i janë gjetur të gjitha mjetet, litari nuk gjendet rastësisht, që është goditur tinëz, se ai ishte një div i vërtetë që se mbanin dot dy veta, nuk mund ta zinin peng vetëm sa mund ta vrisnin. Policia greke është në vazhdim të ngjarjes, është treguar shumë korrekte, policia greke e zbuloi vrasësin dhe ai s’kishte si mashtronte më, por zbuloi vendin ku e kishte hedhur.
Ai dhunoi dhe kufomën e tij, e mori e hodhi në një pyll të shkretë ku nuk mund të gjendej ku mund ta hanin egërsirat. Gentiani ishte modeli i familjes, djalit, shokut, i ka respektuar të gjitha detyrimet, ka respektuar edhe vizitat në vendlindje”, tregon ai.