Zbulohet emri, biznesmeni Lul Morina ndërtoi pallatin 9 katësh pa leje në zonën më të lakmuar të kryeqytetit

8 September 2022, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri, biznesmeni Lul Morina ndërtoi pallatin 9 katësh pa leje
Julian Morina

"Se si ka ndodhur kjo, mbetet mister për ne." Kështu u shpreh zv.kryeministrja Belinda Balluku lidhur me pallatin 9 katësh të ndërtuar pa leje në zonën e Farkës, pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Së fundmi, është zbuluar dhe emri i investitorit të saj dhe bëhe fjalë për biznesmenin e njohur Julian Morina, ose i njohur ndryshe si Lul Morina.

Pallati ndodhet përballë një tjetër biznesi të tij, Hotel Radison Morina. Objekti, i ndërtuar në një zonë tepër të lakmuar në kryeqytet, është ndërtuar i gjithi pa leje, përkatësisht dy kate nën tokë dhe shtatë kate mbi tokë.

Biznesmeni Julian Morina i duhet të paguajë gjobën prej 35.000 lekë për metër katror për objektin e tij, ose do e dhurojë që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.

Nëse nuk ndodh asnjëra prej tyre, biznesmenit Julian Morina do i konfiskohet pallati i ndërtuar pa leje. Balluku e konsideroi ndërtimin e saj si rastin më "flagrant".


Video