Projekti i qeverisë: Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të vendosur panele diellore në tarracat e pallateve

8 September 2022, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Projekti i qeverisë: Nga 1 nëntori qytetarët mund të
Belinda Balluku

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë.

“Për sa kohë abonenti ka këtë mbrojtje, e ka të pamunudr të kuptojë se cfarë po ndodh. Ka ardhur momenti që të gjithë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse kursejmë 1%, do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove. Ne duhet të fillojmë të reagojmë e të marrim masa.

Ne kemi vendosur që të nisim një projekt me 2000 abonentë, që konsiston në mbështetje. Projekti konsiston në mbështetjen financiare për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallatave dhe ngrohjen e ujit që konsiston në ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Kjo nis që nga 1 tetori. Më 1 nëntor, Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të ndërtuar impiantet”, tha Balluku.  


Video