Aksident me motor në Himarë, humbet jetën drejtuesi 40-vjeçar

8 September 2022, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me motor në Himarë, humbet jetën drejtuesi
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Himarë pasi ka humbur jetën një 40-vjeçar, drejtues i një motori.

"Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit", thuhet në njoftimin e policisë.    

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video