Makina shkatërrohet pas përplasjes me pemën, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi (EMRI)

8 September 2022, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina shkatërrohet pas përplasjes me pemën, vdes tragjikisht
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në ishullin e Lesvos. Viktima është 43-vjeçari Erzen Mazelli

Ai ka dalë nga rruga duke drejtuar autoimjetin e tij për shkak të shpejtësisë së lartë dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë në zonën Polihnitou të ishullit, pranë aeroportit.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe shqiptari ka ndërruar jetë në vend.

Në vendgajrje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43 vjeçarit nga makina komplet e shtypur.

Trupi i pajetë është çuar në fillim në qëndrën shëndetsore të ishullit e më pas në spitalin e Mitilinit për proçedurat e mjekut ligjor.


Video