
Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e Premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.
Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.