Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj mungon në sallë, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit

9 September 2022, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj mungon në sallë, shtyhet

Është shtyrë seanca e njoftuar për ditën e sotme ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Mediat shkruajnë se se seanca është shtyrë për shkak se Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Ndërkohë prezent ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e policisë dhe efektivët që kanë të pranishëm në vendin e ngjarjes ditën kur u vra Pjerin Xhuvani. Seanca e radhës do të mbahet në 14 shtator, në orën 10:45.


Video