EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas biçikletën

9 September 2022, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, makina
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka përplasur biçiklistin Nazif Sulollari, 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në sp[italin e Korçës, por nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik të Maliqit. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Video