Uji ‘rrëmben’ 12 shtylla elektrike më Shkodër, 2398 familje pa drita!

20 January 2023, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Uji ‘rrëmben’ 12 shtylla elektrike më Shkodër, 2398

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Kjo ka sjellë përkohësisht bllokimin e rrugës së Arbrit, ndërsa më pas është linuar.

Vijon pezullimi në 2 shkollat në Lezhë, oborret e të cilave ishin të mbuluara nga uji një ditë më parë. Teksa reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Krujën, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Moti i keq ka pezulluar edhe lundrimin nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Shkak është bërë stuhia detare, ndërsa pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme. 

SHKODËR- Reshjet e borës në Shkodër ka vijuar të lërë të bllokuar aksin Bogë-Theth duke bërë të vështirë ndërhyrjen për shkak të orteqeve. 2398 familje në Vaun e Dejës dhe Puke janë pa energji elektrike.

Uji ka rrëmbyer 12 shtylla elektrike në njësinë administrative Vig Mnele dhe në lumin Gjadri në zonën e Hajmelit. Të përmbytura janë 1100 hektarë tokë dhe vijon jashtë funksionit ujësjellësi Oblika 1.


Video