
Gjykata e e Gjirokastrës ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurorës Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të këtë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.
Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendinin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.
Kleanthi Laçi përfaqëson Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tepelenës. Deri më tani, PS ende nuk njoftuar një vendim për ta përjashtuar si këshilltar mësuesin, tanimë të pezulluar nga ministrja e Arsimit.