Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku

20 January 2023, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku

Arrestohet në Durrës me urdhër të SPAK Akil Nerjaku. Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022.

Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por i ka shpëtuar plumbave.

Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper. Nerjaku rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.


Video