Tragjike, vret veten një person në Tiranë

19 January 2023, 20:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike, vret veten një person në Tiranë
Foto ilustruese

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Prush, Gropaj të Tiranës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi B. B., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri çifte.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 63-vjeçarin për të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Video