U përplas nga një automjet, humb jetën 62-vjeçari në Shkodër, shoferi u arratis nga vendngjarja

30 Tetor 2024, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e së martës.

Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi, 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video