I dënuar me burg përjetë në Belgjikë / Ky është shqiptari i arrestuar në Spanjë, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e mikut të Çapjave

29 Tetor 2024, 21:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marsel D., i arrestuar në Spanjë

Një 43-vjeçar shqiptar u arrestuar para pak ditësh në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022. Siç shkruajnë mediet belge, bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D..

Shqiptari tentoi të kalonte kontrollin e pasaportave me dokumente false, por në bazë të gjurmëve të gishtave, ai u identifikua si Marsel D., i dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë. Ai dyshohet se është përfshirë në ekzekutimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar.

39-vjeçari Muça u vra përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar. Muça rezulton si mik i familjes Çapja. Mediat belge thonë se nuk është ende e qartë se çfarë roli kishte në këtë vrasje Marsel D., tashmë i arrestuar.


Video