U godit 27 herë me thikë/ 41-vjeçari i plagosur në mes të lokalit: Shoku iku të blinte cigare, ata…

24 Janar 2023, 14:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me masakrimin me thikë të një 41-vjeçari në një lokal në Tiranë. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, në një lokal në Bllok, ndërsa u mbajt e fshehur nga policia. Detaje nga krimi në mes të ditës në Tiranë, ku Eder Dorzi u godit me thikë 27 herë nga dy persona.

Dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër. Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin, duke e lënë të plagosur.

Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë.

Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.

Video