Kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Rama, arrestohet Ivzi Hoxha

24 Janar 2023, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është arrestuar ditën e sotme nga policia Ivzi Hoxha, banori i lagjes "5 Maji", i cili kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se, Ivzi Hoxha, u arrestua nga Policia tre ditë më parë për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, pasi gjatë një emisioni televiziv kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit Rama.

Ai tha fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e '5 Majit' për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale. 

Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë. Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Video