Raketa kineze del jashtë orbite, astronomi: I është drejtuar Shqipërisë

24 Janar 2023, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk kishte ndodhur më parë! Mbetjet e një rakete kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit në atmosferën e Tokës pasditen e 21 janarit, thuhet se kanë rënë pranë Shqipërisë dhe Greqisë.

'Meteoweb' raporton se pjesë të raketës kineze CZ-2C-Y35 , e lëshuar në orbitë në vitin 2014, janë shpërndarë në vende të ndryshme.

Raketa kineze del jashtë orbite, astronomi: I është drejtuar

Mbetje të raketës të dalë jashtë kontrollit mendohet të kenë rënë në jug të Shqipërisë dhe perëndim të Greqisë.

Kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë, edhe pse është e vështirë.

Astronomi Jonathan McDowell ka ndarë në Twitter këtë ngjarje, duke paralajmëruar se raketa do binte në Shqipëri.

 

Video