Konfiskimi i pasurive të Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthjellës, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin

24 Janar 2023, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAk për konfiskmim e pasurive të shtetasit Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë “Audi”, e cila është në bashkëpronësi edhe të shtetases Kejvina Kthjella.

Ndërkaq bëhet me dije se as Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishtë e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës.

Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjekë avokati Edvis Gorishti.Seanca e radhës është shtyrë për në datën 31 janar në orën 08:00.

Dëshmia e Kejvina Kthellës:

Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka vajtur në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë se:

“… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon,  Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

Video