Fshehu plagosjen e 41-vjeçarit në Tiranë? Policia: S’e kemi bërë publike për shkak të hetimeve

24 Janar 2023, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Tiranës ka dalë me sqarim në lidhje me lajmin e publikuar në media, se një 40-vjeçar ishte masakruar me 27 goditje thike në një lokal në ish Bllok. 

Policia sqaron se nga hetimet, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.

Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Video