Xhaxhai i Aleks Nikës takon kreun e SPAK: Nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës

24 Janar 2023, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra më 21 janar, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Xhaxhai i Aleks Nikës tha në një lidhje për Report Tv se nuk ia ka dorëzuar sot audio-përgjimin, por i ka kërkuar Dumanit që të marrë çështjen SPAK.

"E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kom  e SPAK pa tërheqë çështjen.

Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin. Nuk thërrasin Berishën, Bashën, Prendin. Mjafton vetëm me shikim. Hetimi ka punë”, tha Mark Nika.

Prokuroria ka bërë një kallëzim dhe do të shërbejë si një indicie për të përshpejtuar tërheqjen e hetimeve nga SPAK. SPAK-u e di. E ka bërë shteti tani kallëzimin. I thash Dumanit se ne si familje që çështjen tonë të nga ana juaj. Na ka humbur besimi. Të kemi bindjen që SPAK-u nuk do të bëjë lëshime.

Te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Ka pasur shumë materiale. Prokuroria e Tiranës ka dijeni se plumbi është gjetur në kokë dhe është deformuar ekspertiza. Kam fol në përgjithësi për çështjen. Takimin e kam kërkuar aq sa lejon procedura, të në ndihmojë dhe të kontribuoje që çështjen të tërheqë SPAK-u.

Nuk ka punë me gazetarët. Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e paminupuluar ka përputhej zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin, tha Nika.

Video