Aksident tragjik në Elbasan/ Ky është 20 vjeçari që u përplas vdekje, shoferi u largua

24 Janar 2023, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje nga aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në unazën e qytetit të Elbasanit ku një makinë ka përplasur 20 vjeçarin Fiori Sula ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës në spital. Ndërkohë policia po punon për arrestimin e drejtuesit të automjetit që është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

 

Video