Tragjike / Rrufeja godet 65-vjeçarin në Ersekë, humb jetën në vend

4 June 2025, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike / Rrufeja godet 65-vjeçarin në Ersekë, humb jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

"Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij", njofton policia.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

 


Video