TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë djali 18 -vjeçar i biznesmenit durrsak

23 August 2024, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal,
Arlis Troplini

Një aksident i ndodhur mëngjesin e djeshëm ka rezultuar fatal për 18-vjeçarin Arlis Troplini.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në spital, ku pavarësisht ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Arlis është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i restorantit ‘Troplini’ që ndodhet në zonën e Vollgës në Durrës. 

Njoftimi: 

Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.


Video