Tjetër aksident i rëndë: Makina përplaset me furgonin në aksin Elbasan-Cërrik, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

3 August 2026, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetër aksident i rëndë: Makina përplaset me furgonin

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Elbasan-Cërrik, ku një automjet dhe një furgon janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë lëndime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.


Video