Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

3 August 2026, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja
Zjarri në pallatin 30-katësh në Golem

Një zjarr ka rënë në një pallat 30-katësh në Golem.

Bëhet fjalë për një nga pallatet më të larta të bregdetit të Durrësit.

Flakët kanë përfshirë një apartament në pallat.

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja

Në vendngjarje kanë shkuar makinat zjarrfikëse, por ka vështirësi në ndërhyrje, pasi pallati është objekt 30-katësh dhe mungojnë shkallët për këto objekte të larta.

Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve të ketë qenë një defekt në kabinën elektrike, e cila ka bërë masë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar tashmë nga forcat zjarrfikëse.


Video