"Thuaji të hënksha ..."/ Zbulohen emrat e dy të rinjve që dhunonin vajzën në Durrës (VIDEO)

25 December 2022, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Thuaji të hënksha ..."/ Zbulohen emrat e dy të rinjve
Kiara Sh. dhe Anxhelo Dollaku

Ditën e djeshme u publikua në media një video skandaloze ku dy të rinj dhunonin dhe bullizonin një vajzë tjetër. 

I riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij. Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin dhe shkrihet gazit teksa sheh një vajzë, që bie përtokë, moralisht dhe fizikisht.

Së fundmi, JOQ raporton se dy të rinjtë që janë autorë të këtij skandali quhen Anxhelo Dollaku dhe Kiara Sh. Anxhelo, i cili është personi që e dhunon vajzën, është 22 vjeç dhe sapo ka dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin për vjedhje. Ndërsa Kiara Sh. sapo ka mbushur 18-vjeç.

Lidhur me këtë rast, ende nuk ka një ragim nga institucionet dhe marrjen në mbrojtje të një vajze, që me shumë mundësi edhe sot vazhdon të dhunohet.




Video