EMRAT/ Makina përfundon në kanal, vdes shoferi, plagosen nipi dhe mbesa e tij të mitur

25 December 2022, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Makina përfundon në kanal, vdes shoferi, plagosen nipi dhe
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të fshatit Mashan të Gramshit.

Burime bëjnë me dije se 65-vjeçari Hekuran Perfundi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij “Ford Focus” dhe makina ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi Hekuran Perfundi dhe kanë mbetur të plagosur mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjeç, të cilët ndodheshin pasagjer në mjet.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur drejtimin mbi mjetin ed tij. Dy të miturit janë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video