Theu bojkotin e seancave gjyqësore, kush është avokati i parë që ndëshkohet me pezullim licence (EMRI)

13 July 2022, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Theu bojkotin e seancave gjyqësore, kush është avokati i
Foto ilustruese

Është marrë masa e parë disiplinore ndaj një avokati i cili ka thyer bojkotin e proceseve gjyqësore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqsore.

I pari që e ka pësuar është avokati Nexhip Dauti, të cilit i është pezulluar licenca për 3 muaj. Kjo masë është marrë këtë të mërkurë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që pritet të merret masë ndëshkimore edhe për 14 avokatë të tjerë.  

“Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se prej një muaji avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore për shkak të kundërshtimit të hartës së re gjyqësore, duke thënë se kjo do  të sjellë kosoto për qytetarët. Ata kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërmë para Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Video