Aksident i frikshëm në Mirditë/ Makina bëhet "copë-copë", plagosn rëndë dy të rinj (VIDEO)

13 July 2022, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Mirditë/ Makina bëhet
Pamjet nga vendi i aksidentit

Një aksidenet i rënde është regjistruar mesditën e sotme në aksin Milot- Rrëshen në dalje të Rubikut.

Drejtuesi i një automjeti tip "Wolsvagen" ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme makina ka pësuar dëmtime të shumta ku duket se aksidenti ka qenë "i frikshëm". Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.


Video