“Avash avash…”, policia arreston 3 'skifterat' e Fierit, vidhnin rroba firmato dhe telefona (Pamje nga arrestimi)

13 July 2022, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Avash avash…”, policia arreston 3 'skifterat' e

Tre persona janë arrestuar në lagjen “8 Shkurti” për vjedhje me dhunë në disa dyqane të Fierit. VoxNews ka siguruar momentin e arrestimit të tyre në një prej pallateve të Fierit.

Në një moment njëri prej të arrestuarve i ka thënë policit që të mos vraponte, ndërsa po futej në makinën e policisë. Tre të ndaluarit janë Arteus  Muhaj,  Griseld  Mandreja dhe Mikel Malaj.

Policia e Fierit pohuan se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kishin marr me qira një banesë në lagjen “8 shkurti” në Fier ku strehonin mallin e vjedhur.

Burime nga policia Fier pohuan se ne banesën e marrë me qira një pronari dyqani ata kishin strehuar mallin e vjedhur në dyqane si rroba firmato dhe aparate telefoni celulare të markave të kushtueshme. Tre të  ndaluarit akuzohen për veprat penale të vjedhjes me dhunë me anë të thyerjes së pesë dyqaneve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video