Benzi nuk i hap rrugën zjarrfikëses me emergjencë (VIDEO)

13 July 2022, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benzi nuk i hap rrugën zjarrfikëses me emergjencë (VIDEO)
Mercedesi luksoz që nuk i hap rrugën zjarrfikëses

Një episod aspak i zakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës.

Një automjet luksoz  tip "Mercedes Benz" nuk i hap rrugën mjetit të emergjencë, zjarrfikëse, edhe pse fenelinat janë të ndezura.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, përdoruesit e tjerë të rrugës hapin krahun sipas mundësisë, ndërsa shoferi i papërgjegjshëm i Mercedesit as që e prish terezinë.

Pamjet janë filmuar nga vetë zjarrfikësit dhe po bëjnë xhiron e rrjetit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë në qytetin bregdetar, pasi edhe pak kohë më parë u regjistruar një episod i ngjashëm.




Video