
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë. Ndër të tjera, Rama foli edhe për Paketën e Maleve si dhe për ligjin e ri për portet turistike.
Kryeministri hodhi poshtë zërat se qeveria po ia jep portet oligarkëve, teksa ligji i ri sipas tij është i domosdoshëm për të mos marrë më zvarrë investitorët.
Sakaq, shtoi se Shqipëria ka një problem shumë të madh me pikat e ankorimit të anijeve.
"Thanë që qeveria po ia jep portet oligarkëve. Ndryshimi është i domosdoshëm për të mos penguar dhe marrë zvarrë investitorët që investojnë në bregdet, dhe vijnë me një projekt që ka një marrin të vogël dhe përgjigja që marrin e merr lejen për këtë pjesën tjetër po për Marinën duhet tender.
Me ligjin ekzistues pasi deti është në administrimin total të shtetit, për portet turistike që nxjerr në garë qeveria, bëhet garë, ndërsa ti thuash tjetrit investoje gjithë këtë këtu, por për parkimin do bëhet garë. Do bëhet territore luftërash.
Jemi një vend që kemi defiçiencë shumë të madhe me pikat e ankorimit në det. Flitet dhe për porte të vogla. Flitet për çdo gjë në mënyrë të mbrapsht, nuk kanë faj kanë vite që nuk kanë lidhje me punët e shtetit.
Paketa e Maleve nuk hap rrugën e investimeve në parqet kombëtare, por lejon që edhe në territore të zonave të mbrojtura mund të investohet për zhvillime jo masive.