Temperatura deri në 19 gradë, meteorologia: Këtë javë do përjetojmë një mini-pranverë

14 February 2022, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura deri në 19 gradë, meteorologia: Këtë javë

Shkurti vjen i ngrohtë për vendin tonë. Pas një fundjave të bukur me diell, edhe java e dytë do të vijojë njësoj e ngrohtë.

Meterologia Drinalda Shaholli në një prononcim për mediat bën me dije se pjesa e dytë e kësaj javë do të sjellë temperatura deri në 19 gradë.

Sipas saj temperaturat janë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga pjesa jug-perëndimore e kontinentit.

“Kjo javë do të jetë  në dominimin e temperaturave që do të jenë nga jug perëndimi i kontinentit duke bërë që mot i ngrohtë dhe me temperatura të larta të jenë dominuese gjatë gjithë javën. Deri ditën e mërkurë termometri do të ngjitet në vlerën maksimale 16 gradë dhe ditën e enjte dhe të premte do të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave.

Në pjesën e dytë të javës së shkurtit do të përjetojmë një mini pranverë pasi temperaturat vlerat maksimale do të kenë deri në 19 gradë.

Kjo pjesë e parë e javës mbetet nën masa ajrore të paqëndrueshme pasi reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut do të jenë prezentë në jug dhe në shtrirjen perëndimore të vendin. Duke filluar nga dita e enjte i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe në fundjavë”, është shprehur ndër të tjera ajo.


Video