Zbardhet vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të tij, 39-vjeçari i arrestuar pranon krimin, gjenden dhe armët e përdorura

14 February 2022, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbardhet vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të tij,

Edmond Përdoda, i cili është arrestuar në lidhje me vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, ka pranuar krimin. Ngjarja në fjalë ndodhi në prill të vitit 2020.

Sot janë gjetur dy armë kallashnikovë që dyshohet se u përdoren në vrasjen e rapsodit dhe mikut te tij.

Zbulimi erdhi pas një përgjimi ambiental të të dyshuarit Edmond Perdoda me një familjar të tij. Mësohet se armët u zbuluan të groposura në Lalm Lukaj.

Me herët për vrasjen e dyfishtë është arrestuar vëllai i tij Aleksander Perdoda.


Video