Nxori mesazhin për Bashën, prokurorët belgë thërrasin gazetarin Artan Hoxha

13 February 2022, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nxori mesazhin për Bashën, prokurorët belgë thërrasin

Gazetari Artan Hoxha publikoi dy ditë më parë një mesazh në lidhje me dosjen “Toyota Auris”, për të cilën prokurorët belgë, morën në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, gazetari Hoxha shkruante se pyetja bazë e prokurorëve belgë, të cilët ndodhen në Shqipëri pikërisht për këtë çështje, është se “si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narkotrafikut?”

Por pas publikimit të këtij mesazhi, gazetari Artan Hoxha është kontaktuar nga prokurorët belgë dhe i është kërkuar që të vihet në dispozicion të drejtësisë si dhe të japë informacione në lidhje me mesazhin e publikuar prej tij.

Prej disa ditësh, 7 zyrtarë belgë, 4 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë, ndodhen në vendin tonë, për dosjen e 3.4 mln € në 'Toyota Yaris'.

Ata kanë mbërritur në Tiranë më 8 shkurt për llogari të hetimeve të përbashkëta me autoritetet shqiptare ndaj grupeve me aktivitet kriminal në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.


Video