Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, trafik kilometrik

13 February 2022, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, trafik kilometrik

Dy aksidente rresht kanë ndodhur sot pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga aksidentet, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, aksidentet kanë shkaktuar edhe një trafik kilometrik dhe shumë drejtues automjetesh kanë mbetur të bllokuar në autostradë.

Policia ndodhet në vendngjarje për shkaqet e aksidenteve dhe për të marrë masa për trafikun e rënduar.

Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, trafik kilometrik


Video