Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fermerët e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme para zyrës rajonale të bujqësisë në Bilisht për prodhimet e pashitura.
Me pankarta në duar ata kanë protestuar edhe për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe të shtimit në tërësi të kostove të tyre.
“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë, mos e lini bujqësinë të mjerë”, shkruhej në një pankartë.
Protesta zgjati rreth një orë dhe në mënyrë simbolike fermerët vendosën të qëndronin në anë të rrugës, ku rreshtuan edhe traktorët, karrocat dhe mjetet e tyre të punës.