Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka hedhur dyshime se Talo Çelën, të shpallur sot në kërkim nga SPAK, mund të jetë vrarë. Ai tha në emisionin "Opinion" se nuk do e kemi më mundësinë ta shohim imazhin e Talo Çelës dhe se vrasja e tij mund të jetë kryer në momentin e arrestimit të Nuredin Dumanit ose në momentin që ku i fundit ka filluar të flasë.
Hoxha: Imazhin e Talo Çelës nuk do e shohim më asnjëherë
Koka: Çfarë do thoni më këtë?
Hoxha: Unë kam dyshime se Talo Çelën nuk do të kemi më mundësinë jo thjesht ta intervistojmë por as të shihim imazhin e tij.
Koka: Ai mund të jetë vrarë
Hoxha: Besoj se kjo gjë ka ndodhur ose në momentin që Nuredin Dumani është arrestuar ose në momentin kur ka filluar të flasë. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më.
Talo Çela akuzohet si autor i disa vrasjeve, teksa më herët i kanë vrarë dhe të vëllain Bujar Çela.