Makina e "Blue TAXI" del nga rruga, plagoset shoferja 40-vjeçare (VIDEO)

3 October 2024, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e "Blue TAXI" del nga rruga, plagoset shoferja
Taksia e aksidentuar

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Drejtuesja 40-vjeçare me iniciale M.Sh., e një mjeti tip Volkaswagen, e kompanisë "Blue Taxi" ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve. Për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po punon për menaxhimin e trafikut.


Video